Zyrtarisht, PDSH e Menduh Thaçit largohen nga Fronti Evropian

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi sot zyrtarisht është larguar nga Fronti Evropian mëson portali TS.

Për portalin TS e kanë konfirmuar edhe nga PDSH-ja duke theksuar se kryetari dhe PDSH-ja janë larguar, por do të mbeten në komunikim vetëm me liderin e BDI-së Ali Ahmetin.

“Po lideri jonë është larguar nga Fronti Evropian dhe nuk ka më Front, kryetari do të ketë komunikim vetëm me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin” thonë ekskluzivisht për TS nga PDSH-ja duke theksuar se Thaçi shumë shpejtë do tju drejtohet edhe opinionit për largimin nga Fronti Europian.

Nga ana tjetër sot lideri i BDI-së, Ali Ahmeti thekësoi se Menduh Thaçi është në linjë me Fronti Evropian.

“Ka pasur angazhime të tjera. Kam folur edh e para takimit, edhe pas takimit. Z. Thaçi është në linjë me Frontin Europian, nuk ka asnjë dilemë, por tani për të plotësuar humbjet, dështimet, pjesa qeveritare, kapen pas gjërave terciare”, theksoi Ahmeti.

Menduh Thaçi ishte kandidat për deputet në listën zgjedhore numër 6 ku edhe fitoi si deputet nën ombrellën e Frontin.

Pas largimit të Menduh Thaçit Fronti Evropian mbetet me 17 deputetë

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu