Zvarritet hapja e shkollës së re në Vizbeg, nuk ka mësimdhënës

Objekti është gati, por mësimi në shkollën e re të Vizbegut nuk po fillon. Për shkak se ende nuk janë punësuar mësimdhënësit, nxënësit e Vizbegut po detyrohen të mësojnë në shkolla të lagjeve tjera.

Ditën e parë të vitit të ri shkollor drejtori i kësaj shkolle Kadri Elezi për TV21 tha se ministria e Arsimit dhe komuna e Butelit shumë shpejtë do të hapin konkursin për pranimin e kuadrove të reja.

“Janë marrë vesh në mënyrë të përshpejtuar të kryejnë procedurën e marrjes së pëlqimeve, dhe pas marrjes të hapin konkurs për pranimin e kuadrove të reja dhe më pas të zhvillohet mësimi normal nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Banorët e lagjes së Vizbegut është e vërtetë se kanë pritur një kohë të gjatë për shkollën por do të presin edhe disa ditë derisa oficialisht të nisë mësimi…”, tha për TV21 Kadri Elezi – drejtor i SH.F “Vizbeg”.

Nga ana tjetër kryetari i Butelit Darko Kostovski, premton se problemi do të zgjidhet së shpejti, dhe për këtë presin nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës……

“Presim nga MASH, do të bëhet së shpejti. 13 mësimdhënës për fillim dhe 10 për për shërbimet”, potencoi Darko Kostovski – kryetar i Komunës së Butelit.

Derisa drejtori i shkollës dhe kryetari i komunës presin pëlqimin e MASH për punësimet, ministrja Vesna Janevska, thotë se ata duhet vet të organizohen.

“Ajo është punë e komunës jo e ministrisë, ministria nuk ka asnjë lidhje. E gjithë ajo është punë e vetëqeverisjes lokale, ju e dini që shkollat fillore janë në vetëqeverisjen lokale, se si ata do të organizohen ata e dinë se si duhet ta bëjnë dhe unë jam e bindur se do ta bëjnë.
E njëjta vlen edhe për shkollën në Vizbeg?
-po, absolutisht vlen për të gjitha vetëqeverisjet lokale”,u shpreh ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Derisa institucionet po e hedhin “topin” të njëra tjetra, nxënësit enden nuk e dinë se kur do të nisin të ndjekin mësimin në shkollën e re të Vizbegut.

Shkollë
vizbeg

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu