Zelensky thotë se Putini po planifikon të sulmojë centralet bërthamore të Ukrainës!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ai ka pranuar raporte që thonë se presidenti rus, Vlaidmir Putin, po planifikon që të sulmojë centralet e energjisë bërthamore dhe infrastrukturën në Ukrainë, me qëllim që t’i shkëpusë uzinat nga rrjeti elektrik.
Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Zelensky tha se së fundi ka pranuar “edhe një raport tjetër alarmues të inteligjencës sonë” që thotë se Rusia po përdor satelit për të mbledhur imazhe dhe informacione të detajuara për infrastrukturën bërthamore të Ukrainës.

“Çdo sulm raketor apo me dron, çdo incident kritik në sistemin e energjisë mund të çojë në katastrofë bërthamore”, tha ai.

Moska “duhet ta kuptojë këtë, dhe kjo varet pjesërisht nga vendosmëria juaj për t’i bërë presion agresorit”, tha ai gjatë tubimit vjetor në Nju Jork.
“Larg qoftë, por nëse Rusia shkakton katastrofë bërthamore në një nga centralet tona bërthamore, rrezatimi nuk do të njohë kufij”, tha ai.

Zelensky u bëri thirrje udhëheqësve botërorë që të vazhdojnë të mbajnë në krye të agjendës së tyre luftën e shtetit të tij kundër pushtimit të nisur nga Rusia dhe paralajmëroi se Putini synon të marrë më shumë territor.

“Mendoj se çdo lider, çdo shtet që na mbështet… e sheh se si Rusia, një shtet mbi 20 herë më i madh se Ukraina me territor, dëshiron më shumë tokë”, tha ai.
Që kur ka arritur në SHBA për mbledhjet e OKB-së, Zelensky ka zhvilluar një fushatë intensive diplomatike, duke u takuar me ligjvënës amerikanë dhe duke u paraqitur në mediat amerikane me apelin që Uashingtoni të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën.

Presidenti ukrainas planifikon t’ia shpalosë një “plan të fitores” presidentit amerikan, Joe Biden, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, teksa sulmet ruse po vazhdojnë në Ukrainë.
Ai po ashtu hodhi poshtë përpjekjet e Kinës dhe Brazilit për t’i dhënë fund luftës, duke thënë se këto dy shtete po propozojnë një alternativë për formulën e tij për paqe.

Propozimi i “alternativave, planeve gjysmake, të bazuara në të ashtuquajtura parime” do t’i jepnin Putinit hapësirën politike për të vazhduar luftën, tha ai.

Një ditë më herët, presidenti ukrainas i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Rusia vetëm nëse detyrohet mund të arrijë paqe, teksa i cilësoi si “bashkëpunëtorë” në luftë Iranin dhe Korenë e Veriut, shtete që janë akuzuar se i japin Moskës armë të cilat ajo i përdor për të sulmuar Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Parashikimi i Moti për ditën e sotme

Moti sot paradite do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite me vranësira të ndryshueshme dhe në më shumë vende me reshje shiu,...

Konferenca mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së mbahet sot

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të mbahet konferenca e parë për ecurinë e çështjes pasi që Zyra e Prokurorit...

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu