Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur në një konferencë për media pas Samitit të sotëm që u mbajt në Shkup. Ai ka thënë se ka folur për Ndihmëssekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien, për çështjen e dinarit, duke pretenduar se institucionet e Republikës së Kosovës e kanë ndaluar për transaksione.
Samiti në Shkup, anulohet konferenca e përbashkët e liderëve
Ai ka thënë se për këtë çështje do të vazhdojë konsultimet me O’Brien.
Gjithashtu është pyetur nga gazetarët edhe për vizitën që e ka paralajmëruar në Kosovë.
Vuçiqi ka thënë se e ka shprehur dëshirën e tij por që kjo nuk nënkupton që do të lejohet të vizitojë Kosovën, shkruan Kosovo Online.
“Unë vetëm kam shprehur dëshirën time. Unë jam gjithmonë i lirë dhe i gatshëm të flas me njerëzit tanë në Kosovë, për mua nuk ka asgjë më të rëndësishme se kaq”, ka thënë Vuçiq.