Vrau të dashurën ditën e Shën Valentinit, lirohet me kusht Oscar Pistorius

Gati 11 vite pasi vrau të dashurën e tij në Ditën e Shën Valentinit, ish-kampioni paraolimpik Oscar Pistorius do të lirohet nga burgu me kusht.

Një gjykatë në Afrikën e Jugut dënoi me 13 vite burg në vitin 2016, 37-vjeçarin i cili pritet të dalë nga qelia më 5 Janar të vitit të ardhshëm.

Historia e tij pushtoi mediat ndërkombëtare në vitin 2013 kur ai qëlloi me armë disa herë të dashurën Reeva Steenkamp përmes derës së banjës në shtëpinë e tij në Pretoria, në Afrikën e Jugut.

Ai më vonë pretendoi se e ngatërroi partneren e tij  me një hajdut. Por prokuroria argumentoi se vrasja ishte e paramenduar dhe se ai qëlloi të dashurën e tij modele pasi ajo iku në tualet pas një debati mes tyre.

Ish-atleti do të qëndrojë në rezidencën e xhaxhait të tij në një periferi të pasur, në të njëjtin vend ku ai qëndroi edhe gjatë procesit gjyqësor.

June Steenkamp, nëna e viktimës zgjodhi të mos marrë pjesë në seancën e lirimit me kusht. Ajo reagoi duke thënë se nuk e besonte versionin e deklaruar prej tij për ngjarjen.

Pistorius ka lindur në vitin 1986 dhe në moshën 11 muajshe i janë prerë këmbët për shkak të një defekti të lindur. Ai vazhdoi të konkurronte në Lojërat Paralimpike duke u bërë një nga atletët më të famshsëm.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu