Vonohet rikonstruimi i rrugës “Vëllezërit Milladinov” në Tetovë, qytetarët do presin të paktën edhe katër muaj!

Lëvizja në rrugën “Vëllezërit Milladinov” në Tetovë që nga vera nuk zhvillohet në mënyrë të rregullt për shkak të punimeve të cilat filluan për rikonstruimin e saj. Pavarësisht se punimet për kanalizimin atmosferik ishin planifikuar deri në fund të shtatorit dhe më pas të vijohej me asfaltim, megjithatë pati ndryshime. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami thekson se banorët kërkojnë që të ndërrohet edhe rrjeti i ujësjellësit, që ngadalëson punimet. Qytetarët do duhet të presin të paktën edhe katër muaj deri sa rruga të lëshohet në përdorim, shkruan Portalb.mk.

Asfaltimi i rrugës duhej të fillonte menjëherë pas muajit shtator, por kjo nuk ndodhi ashtu pasi pati ndryshime në planin e punës.

Rruga “Vëllezërit Milladinov” fillimisht siç sqaroi Kasami ka qenë me projekt të gërryerjes dhe asfaltimit të rrugës. Ndërkaq më pas është parë që si rrugë është e rëndësishme që duhet të realizohet edhe infrastrukturë nëntokësore.

“Ndërkohë ne kemi realizuar kanalizimin nëntokësor, rrjetin nëntokësor”, tha Kasami.

Megjithatë, punimet po vonohen pasi siç tha ai ka kërkesë të re që e ngadalëson realizimin e atij projekti, bëhet fjalë për kërkesë nga banorët që rrjeti i ujit që është vjetërsuar dhe i amortizuar që të ndërrohet.

“Pra ne çdo ditë po ballafaqohemi me situata të reja që kërkojnë që kur të mbyllet ajo rrugë, kur të realizohet infrastruktura nëntokësore njëherë ta asfaltojmë dhe mos na ndodh si në raste tjera ku plasin gypat e ujit apo ka dëme tjera që çojnë huq edhe atë investim që bëhet. Të jenë investime që do jenë së paku për 10-15 vitet e ardhshme që mos të ketë nevojë për tu intervenuar”, tha Kasami

Ai shtoi se kjo rrugë në bazë të kontratës që e kanë me kompaninë duhet brenda katër muajve rruga të lëshohet në përdorim.

Kalimi në këtë rrugë është i vështirë për shkak të punimeve, gropave, baltës dhe të tjera. Qytetarëtnga ana tjetër janë shprehur të revoltuar për zgjatjen e punimeve pasi nuk mund të lëvizin lirshëm dhe se i dëmtojnë veturat.

Punimet në rrugën “Vëllezërit Milladinov” në Tetovë e cila lidh tre bulevardet “Ilinden”, “Bllagoja Toskë” dhe “V.S. Bato” filluan gjatë verës që lamë pas.

Ndryshe, në fund të vitit 2021 në rrugën “Vëllezërit Milladinov” u mbuluan gropat me asfalt si zgjidhje afatshkurtër aso kohe. Ndërkaq asfaltimi i rrugës pritet të bëhet së shpejti, për të cilin po vijojnë punimet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu