Vodhi një shumë të madhe parash nga llogaritë e të vdekurve – Gabimi trashanik, ia pa sherrin të dashurës

Një punonjës financiar në Mbretërinë e Bashkuar vodhi 90,000 euro nga llogaria e një klienti të vdekur për të financuar një mënyrë jetese luksoze, por u kap falë postimeve të së dashurës së tij në rrjetet sociale. Corey Casagrande, 37 vjeç, i përdori paratë e vjedhura për lojëra të fatit dhe pushime të shtrenjta për të cilat e dashura e tij mburrej në rrjetet sociale. Babai i tre fëmijëve ka punuar si drejtues ekipi në Target Financial Services , i cili ofron një sërë shërbimesh për emra të mëdhenj si BBC, Barclays dhe Credit Suisse.

Gjatë hetimit të brendshëm është kontrolluar llogaria në Facebook e të dashurës së tij Gemma Connor, e cila gjithashtu punon për kompaninë. Gjykata tha se ajo dyshohet se ka shpenzuar shuma të mëdha parash dhe ka bërë një mënyrë jetese luksoze. Ajo publikoi foto nga pushimet e shtrenjta dhe këpucët e stilistëve, shkruan Daily Mail.

Gjykata mësoi se Casagrande ishte një njohës i “sofistikuar” i sistemeve të brendshme të kompanisë dhe përdorte dokumente të rreme nga avokatë të vërtetë për të vjedhur para nga klientët e vdekur. U zbulua se 75,000 funta (90,000 euro) ishin marrë nga tre llogari të ndryshme që i përkisnin klientëve të vdekur të Credit Suisse. Casagrande u deklarua fajtor për mashtrim për veprat që ndodhën në vitin 2020. Ai u dënua me 20 muaj me kusht dhe u urdhërua të kryente 80 orë punë pa pagesë. /Reporteri.net

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu