VMRO: Qytetarët në kushte jonjerëzore presin të fotografohen për pasaporta!

VMRO-DPMNE ka reaguar në lidhje me nxjerrjen e dokumenteve të reja. Nga kjo parti thonë se në vend të rendit, Spasovski prodhon rrëmujë dhe në vend që qytetarët t’i marrin dokumentet personale me kohë, ai i lë ata të keqtrajtohen.

Nga LSDM thonë se qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe BDI kujdeset për interesat partiake, për interesat e individëve dhe i ka harruar qytetarët.

“Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në vend të rendit dhe sigurisë për qytetarët, prodhon rrëmujë dhe pa mëshirë i lë qytetarët në kushte jashtëzakonisht çnjerëzore të presin të fotografohen për dokumente personale, e pastaj në kushte çnjerëzore t’i marrin ato, nëse kanë sukses fare. Po të donte Oliver Spasovski mund ta ndryshonte situatën dhe të gjithë do t’i merrnin dokumentet personale me kohë dhe në kushte të përshtatshme”.

“Kaosi me dokumentet personale është dëshmi se Oliver Spasovskit i intereson vetëm vetëpromovimi, kurse qytetarëve nuk i intereson fare. Oliver Spasovski tregoi se kriminelët të cilëve u ka organizuar lejet e udhëtimit, gjegjësisht pasaportat i trajton në mënyrë më të ndershme. Oliver Spasovski vetëm tregon se si shpërdoron gjithë MPB-në për të punuar ekskluzivisht në avancimin e tij”.

“E vetmja zgjidhje për qytetarët që udhëtojnë që duhet të shkojnë në vendet e tjera për trajtim është që Gjykata Kushtetuese të marrë një masë të përkohshme, sepse ata qytetarë që kanë nevojë të madhe për pasaportë nuk mund ta marrin atë as me procedurë urgjente”, thonë nga VMRO-DPMNE.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu