VLEN uron popullin e shtetin shqiptarë, bashkë festofshim gjithmonë

Koalicioni VLEN uron shqiptarët anekënd botës ku jetojnë 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Urojmë, presidentin Bajram Begaj, kryeministrin, Edi Rama, dhe të gjithë zyrtarët e qytetarët e shtetit shqiptarët 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo përpos që është ditë historike shënon edhe finalizimin e përpjekjeve të vazhdueshme dhe ëndrrën tonë shekullore për një shtet etnik në këto troje.

Kjo datë e rëndësishëm për të gjithë shqiptarët na kujton thirrjen senzibilizuese për të qëndruar e festuar bashkë. 28 Nëntori është simbol i qëndresës, rezistencës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë ndër shekuj, por gjithashtu është edhe një amanet për të vazhduar këtë rrugëtim të shenjtë. Duke shënuar këtë ditë historike asnjëherë nuk do
t’i harrojmë gjurmët e historisë tonë.

Kjo datë në kujton sakrificën e gjeneratave brez pas brezi për ta realizuar idenë e rilindësve tanë. Shqiptarët asnjëherë nuk kanë fituar asgjë rastësisht e as nuk kanë marrë dhuratë, por gjithçka ka qenë si rezultat i mundit, punës dhe sakrificës të pashoqë nga ideolog e kontribues si Sami Frashëri, Pashko Vasa, Ismail Qemali e Hasan Tahsini, rilindasë që vazhdojnë të na frymëzojë edhe sot e kësaj dite që të vazhdojmë me punë dhe përpjekje për t’u angazhuar për popullin shqiptarë kudo që jetojnë. Vështirësitë që kaluan gjeneratat tona gjithashtu janë frymëzim për të vazhduar rrugëtimin tonë të pastër kombëtar.

Ky kalim ndër vite është mësimi më i mirë për gjeneratat e sotshme, që shteti i pavarur kërkon bashkëpunim për integrim, punë të pandalshme për sigurimin e një jete sa më cilësore për të gjithë popujt, megjithatë, kërkon përgjegjësi në menaxhim dhe udhëheqje dinjitoze. Koalicioni VLEN gjatë kësaj periudhe sa është në Qeveri është angazhuar fuqishëm në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e
Veriut.

Koalicioni VLEN uron shqiptarët dhe bënë thirrje për bashkëpunim e mirëkuptim pasi vetëm kështu do ecim përpara!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me dorë në bel Shyhrete Behluli pozon si fotomodele

Shyhrete Behluli ne projektet e reja po shkëlqen me paraqitjen. Ajo me një fustan të kaftë, ndau disa fotografi ku u pëlqyen shumë, shkruan Kosovarja. Dorën...

Ledion Liço zbulon pamje nga prapaskenat e Big Brother VIP Albania 5

Moderatori i Big Brother VIP Albania, Ledion Lico, ka ndarë së fundmi një postim në Instagram për të paralajmëruar edicionin e pestë të BBVA,...

Politikani serb: Vuçiq ka dorë në vrasjet politike, përfshirë Oliver Ivanoviqin dhe policit Afrim Bunjaku

Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka publikuar një deklaratë të gjatë publike, në të cilën ngre akuza ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe figurave të...

“Më të fortë se kur do hynim në Kosovë”, Vuçiç shkon dhe provokon në bazën ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas kthimit nga Brukseli shkoi menjëherë në një kazermë ushtarake të vendosur pranë kufirit me Kosovën. Ai lëshoi dhe...

Daut Haradinaj niset në protestën e Shkupit (FOTO)

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj ka lënë aktivitetet e fushatës për t’iu bashkuar protestës që do të mbahet sot në Shkup në mbështetje të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu