VLEN: Tentimet për të mbjellë frikë dështuan, në Kumanovë makinat u dogjën nga familjari Xhelal Bajarmit

BDI nga pozita kur ishte në pushet shkatërruan mirëqenien e qytetarëve, duke shkaktuar krizë të thellë ekonomike. Tani nga opozita po tenton të shfrytëzojë rastet e ndjeshme për pikë të ulëta politike duke krijuar pasiguri dhe frikë te qytetarët. Pra, për përmbushje të misionit të caktuar për ta bërë këtë vend të pa jetueshëm. Por, fatmirësisht jemi ne që mbrojmë dhe kujdesimi për qytetarët.

Kujdesi nuk është vetëm fjalë por edhe vepër, e kjo u dëshmua sot kur nga përgjegjësia e lartë e profesionalizmi i pakompromist i organeve të hetuesisë u zbardhë një rast që zbardh shumëçka. Me arrestimin e personit që ka vë zjarrin veturave dhe një lokali në Kumanovë zbardhet e vërteta e shumë pritur për qytetarët e këtij vendi, por edhe të gjithë të tjerëve.

Мe Qeverinë e re, si çdo rast tjetër edhe ky rast u hetua në kohë rekorde me çka situata qartësohet edhe më shumë edhe më mirë. I arrestuari është familjar i prokurorit, Xhelal Bajramit, vetura e të cilët poashtu është e djegur. Por, si rezultat i teatrit falso ky i fundit nuk është proncuar askund për të ngritur dyshime në mënyrë që të krijojë terren të pastër për partinë e tij që të mbajnë konferenca për shtyp e të trazojnë qytetarët kinse situata ka dalë prej kontrolli.

Opinioni tani do ta ketë edhe më të qartë se nga cilat qendra jepen urdhëratë për prishje të rendit dhe qetësisë. Sepse, është absurd në vete të shfrytëzohen rastet e tilla për të mbjellë frikë deri në palcë te qytetarët. Pasi, sipas parimit të funksionimit të tyre, qytetarët e frikësuar janë më lehtë të manipuluar. E këtë nuk e lejuam ne si VLEN e Qeveri aktuale e as nuk do ta lejojmë asnjë tentim të tillë të ngjashëm në të ardhmen.

I bëjmë thirrje BDI-së të luaj rol konstruktiv në opozitë, pasi shoqëria jonë si aspirate për anëtarësim në familjen evropiane ka nevojë për një opozitë serioze e të përgjegjshme. Por jo me figura të kontaminuara dhe me këso ide të kalbura që nuk prodhojnë rezultat, nëse vazhdojnë kështu BDI do qëndrojë edhe gjatë kohë në opozitë.

Ka kaluar koha kur shqiptarët keqtrajtoheshin dhe dënoheshin pa asnjë faj. Shqiptarët me VLEN-in në qeveri janë të sigurt dhe të mbrojtur.

VLEN është garanci e shqiptarëve për një jetë më dinjitoze, në paqe, me progres dhe stabilitet!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu