VLEN: Përkushtohemi për rritjen e cilësisë në arsim, si hallka më e rëndësishme e sistemit shtetëror

Nëpërmjet një kumtese për media VLEN zotohet se janë të përkushtuar për rritjen e cilësisë në arsim si hallka me e rëndësishme në sistemin shtetëror.

“Të nderuar qytetarë dhe të nderuar media,

VLEN përkushtohet për rritjen e cilësisë në arsim, pasi ne vlerësojmë që hallka më e rëndësishme e sistemit shtetëror është arsimi, në fakt për ne ky është faktori kryesor për krijimin e një perspektive të re e produktive. Për vitin 2025 Qeveria ka vendosur rritje të hatashme të buxhetit për arsim si asnjëherë më parë. Pra, po flasim për një buxhet që do të arrijë vlerën e 38 miliardë denarë. VLEN ka rritur buxhetin për arsim në krahasim me vitin e kaluar. Kjo tregon seriozitetin dhe angazhimin e VLEN-it për fushën më delikate atë të arsimit që ishte në letargji totale.

Me krenari, kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë informojmë publikun e gjerë që VLEN ka rritur edhe buxhetin për Universitetin e Tetovës, ku gjatë vitit 2025 janë paraparë 18 milionë euro, derisa buxheti i po të njëjtit universitet gjatë vitit 2024 ishte 12 milionë euro. Pra, kemi rritje për 6 milionë euro për këtë vit. Ky pra është ndryshimi nga plani në terren.

Përgjegjësia jonë nuk përfundon me kaq, sepse qasja jonë nuk është selektive e as e përgjysmuar, ne kujdesemi për universitetet tona publike me shumë kujdes sepse e dimë edhe historikun e themelimit të
tyre. Prandaj, ngjashëm sikurse për Universitetin e Tetovës që ndamë buxhet shumëfish më të lartë sesa vitet paraprake. Edhe për Universitetin Nënë Tereza për vitin 2025 janë ndarë 4.8 milionë euro”, shkruhet në reagimin e VLEN.

“Të nderuar qytetar,

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në vitin 2025 përgatiti rritjen e cilësisë së mësimdhënies, përmes përmirësimit të infrastrukturës arsimore, reformës së sistemit të financimit përmes granteve dhe
sigurimin e cilësisë dhe efektivitetit në arsimin e lartë në përputhje me praktikat e mira evropiane.

Koalicioni VLEN përkushtohet me përgjegjësi të lartë edhe për arsimin e mesëm ku kemi paraparë rritje të buxhetit në vitin 2025 deri në 29 milionë euro. Duke rritur edhe pagat e mësimdhënësve si në arsimin fillor ngjashëm edhe në atë të mesëm. Qeveria jonë do të vazhdojë të angazhohet të bëjë rikonstruksionin e shkollave fillore dhe ndërtimin e sallave sportive në shkollat fillore.

Gjithashtu, gjatë këtij viti jemi të vendosur që të angazhohemi në përmirësimin e cilësisë së jetës së studentëve, duke i përmirësuar kushtet në konviktet studentore. Qeveria ka paraparë rritje të madhe të
fondeve buxhetore të planifikuara për Rehabilitimin Energjetik të konvikteve, ku buxheti i projektuar për vitin e ardhshëm fiskal është gjashtë milionë euro pa përmendur ndërtimin e kampusit.

VLEN përkushtohet për qeverisje të mirë, cilësi më të mirë në arsim, kushte më të mira për nxënësit e studentët tanë. Sepse, këta janë aset kombëtar i këtij vendi prandaj edhe si të tillë duhet t’i trajtojmë. VLEN është e ardhmja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Nxënësit e studentët janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit e rajonit”, thuhet në komunikatën e VLEN.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu