VLEN: Ish-kuadri i Gruevskit, Ratko Kapushevski ka zhvilluar “ortakllëk” me djalin e Ismail Jahoskit

Nga koalicioni VLEN kanë komentuar aksionin e fundit të Policisë dhe Prokurorisë, në lidhje me furnizimin me mazut të dyshimtë. Nga VLEN thonë se djali i deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski, Asmir Jahoski i “Pucko Petrol” ka bashkëpunuar me Ratko Kapushevskin në biznesin e derivateve.

“Të gjitha rrugët e kësaj udhëheqësie të BDI-së çojnë tek Gruevski dhe Shasho Mijallkov. Ratko Kapushevski, ish-kuadër i Gruevskit për drejtor të Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”, si lojtar i Samsonenkos dhe Mijallkovit, bëhet lojtar në biznesin e naftës dhe zhvillon ortakllëk me djalin e Ismail Jahoskit, alias Pucko Petrol, njeriun më të besuar të Ali Ahmetit. Me aksionin e MPB-së, ky kartel regjimi jozyrtarisht dyshohet se ka shpërlarë 10 miliardë denarë përmes kontratave fiktive, lënda e të cilave është e dëmshme për ajrin dhe mazutin toksik. Por kjo nuk është vetëm një krim! Kjo është gjithashtu një gënjeshtër, një manipulim për të fshehur të vërtetën. “Deshqiptarizimi” i supozuar, me të cilin BDI manipulon, është vetëm perde për frikën e tyre nga përgjegjësia gjyqësore!”, thonë nga VLEN.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu