VLEN e gatshme: Vettingu të fillojë nga Ali Ahmeti/ Bexheti: Kërkesa për vetting është serioze!

Kërkesa e Ali Ahmetit për veting është e pranueshme për koalicionin VLEN, megjithatë deputeti i këtij koalicioni, Rijad Shaqiri ka kërkuar që vetingu të fillohet nga vet propozuesi, Ali Ahmeti.

Në një deklaratë për Klan Maqedoni, deputeti i ASH-së që bën pjesë në VLEN, ka komentuar edhe deklaratat e Ziadin Selës për Bashkim.

“Dua të theksoj se dje kishte një shfaqje nga ana e Frontit Europian me aktorët e njëjtë realisht, thirrjet për bashkim që i kanë bërë ju them se ne kemi qenë bashk, me Ziadin Selën dhe të tjerët por ata u ndanë, kështu që nuk e di se në çfarë domeni e kanë thirrjen për bashkim. Ne jemi të gatshëm por fillimisht do ta kisha ftuar z. Ahmeti që vetingun ta fillojmë nga z.Ahmeti nga Drini nga dhëndri z.Ahmeti edhe të tjerët me rradhë që pasojnë” – tha Rijad Shaqiri, deputet.

Me kundër pergjigje doli edhe Blerim Bexheti, koordinator i grupit parlamentar të Frontit Europian.

Ai i tha Televizionit Klan se kërkesa për veting është serioze dhe si e tillë duhet të trajtohet dhe nuk duhet që askush të tallet me një gjë të tillë.

“Kërkesa për veting është më serioze dhe është në një partneritet që e kërkon gjithë bota perendimore demokratike. Duan të krijojnë një narativ sikur bartësit e institucioneve publike shqiptare keqpërdorin institucionet dhe kjo është shumë domethënëse. Është shumë e rëndësishme që njëherë e përgjithmonë ky ligj të përkrahet nga të gjitha forcat politike këtu në vend që të ecim drejtë një progresi më të shëndoshë. Nëse e kanë kuptuar drejtë kërkesa për unifikim bashkim të votuesve shqiptarëve përfaqësuesve të tyre vjen si rrjedhojë e gjendjes në të cilën janë shqiptarët” – tha Blerim Bexheti, deputet.

Ndryshe dje në konferencën ku u numëruan “dështimet” e VLEN për 100 ditë qeverisje, krerët e Frontit lëshuan disa porosi për VLEN-in, mes tjerash ishte kërkesa që ta lëshojnë Qeverinë dhe ti bashkohen opozitës për të ndalur veprimet anti-shqiptare të VMRO-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

“Ke humbur një të vërtetë, paç fat me kopjet”, Xheneta ‘thumbon’ përsëri përmes një seti fotografik

Xheneta po bën sërish bujë në rrjet pas disa deklaratave dhe postimeve me tone të qarta ironike, që shumë i kanë lidhur me Eglin...

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu