(Video) Mickoski i tregon vijat e kuqe për partitë shqiptare: Ata duhet me zë të këndojnë himnin e Maqedonisë!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanal5 ka folur edhe për temën e koalicionimeve dhe çështjet që kanë të bëjnë me partitë shqiptare.

Ai i pyetur për koalicionimet me partitë e bllokut shqiptar, dhe si preferencë blloku opozitar shqiptar Mickoski theksoi: “Shikoni, sipas deklaratave të fundit të zotëri Taravarit mund të vërej se BDI dhe ASH e kanë zgjedhur partnerin e tyre të koaliconit dhe është LSDM dhe ata do të dalin me listë të përbashkët në zgjedhje. Ka oscilime në deklaratat e tyre tani, por ai është problem i tyre. Unë shoh një bllok që shkon bashkë në zgjedhje dhe ky bllok nëse humb zgjedhjet, pastaj nuk shoh logjikë se si ne të ulemi me ato parti dhe të gjejmë diçka të përbashkët, kur kanë dalur me oferta dhe programe të kundërta. Andaj është e rëndësishme që në periudhën që pason ata të përcaktohen”.

Lidhur me deklaratat e kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami për heqjen e kryqit, për nevojën për himn të ri të Maqedonisë, Mickoski theksoi se derisa jetojmë në një ombrellë, pra në territorin e Maqedonisë si shtet i përbashkët atëherë duhet të respektohen shtyllat kryesore të shtetit si flamuri, himni dhe stema.

“A e duan apo jo ato, a kanë problem me ndjenjat e tyre personale, ky është problem i tyre. Unë njoh turq, serb, shqiptarë që këndojnë himnin maqedonas, edhe ate me krenari. Këshilla ime për politikanët shqiptarë, sidomos ata të opozitës të mos hyjnë në kurthet që duan tia imponojnë atë që quhet etnonacionalizëm dhe shovenizëm. Atje në bllokun shqiptar nuk ka më dominues se Ali Ahmeti. Nuk mundet ata, që t’ia kontestojnë këtë Ali Ahmetit. Ata duhet të hyjnë me porosi se pse të rinjët shqiptarë po ikin nga Maqedonia, pse ka shumë nivel të lartë të korrupsion dhe kriminalitetit, pse një familje e afërt me BDI ka prona milionëshe”, theksoi Mickoski.

Sipas tij, pengesa për koalicionim nuk ka, por këto janë shtyllat kryesore që buron një shtet.

“Ata duhet pastruar gjërat se ky është atdheu ynë, se këtu kemi lindur…derisa marrin para nga buxheti që mbushet nga unë dhe nga qytetarët tanë, ata duhet të respektojnë këto simbole, dhe nëse nuk i pëlqen lirisht ta braktisin shtetin dhe të shkojnë atje ku i pëlqen dhe le të kulvitojnë simbolet e atij shteti që i pëlqen më shumë se Maqedonia. Por nëse kanë pastruar gjërat se ky është atdheu ynë nuk them se ata duhet me zë të këndojnë himnin e Maqedonisë, por do të ishte fyese për shumicën e qytetarëve që ju në atë mënyrë përcillni qëndrime politike”, theksoi Mickoski.(INA)

Shiko videon nga minuta 4:30

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu