Vdes “Tarzani”

Aktori amerikan Ron Ely, i njohur më së shumti për rolin e Tarzanit në serialin televiziv që është transmetuar në vitet 1960, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

“Bota humbi një nga burrat më të mirë që ka patur dhe unë humba babanë tim”, tha vajza e aktorit, Kirsten Casale Ely.
Seriali “Tarzani” u transmetua në rrjetin NBC në SHBA nga viti 1966 deri në 1968. Asokohe raportohej se aktori theu disa herë kockat ndërsa u sulmua edhe nga kafshët teksa performonte disa prej skenave.

Pasi u tërhoq nga aktrimi në vitin 2001, Ely u bë shkrimtar dhe publikoi dy novela me mister. Në vitin 2014 ai bëri një rikthim të papritur teksa luajti rol në filmin “Expecting Amish”.

Ai ka lindur në Teksas në vitin 1938 dhe u martua në moshën 21-vjeçare me të dashurën e tij nga gjimnazi. Pas dy vitesh u divorcua nga ajo.

Në vitet 1980 ai drejtoi Miss America dhe aty u takua me gruan e tij të dytë, Valerie Lundeen. Çifti u martua dhe patën 3 fëmijë.

Lundeen u vra në moshën 62-vjeçare nga djali i tyre Cameron. Ky i fundit u vra më pas nga policia pasi kërcënoi efektivët. Ron Ely ngriti një padi kundër policisë, por gjykata vendosi se efektivët kishin vepruar në vetëmbrojtje.

Siç shkruan BBC, ylli i “Tarzanit” vdiq në shtëpinë e tij në Los Alamos në Santa Barbara më 29 Shtator. Mirëpo njoftimi për vdekjen u dha vetëm këtë të mërkurë nga postimi në Instagram i së bijës, i cili e konsideroi të atin si një hero./tvklan.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu