Vdekja e foshnjës 14-muajshe, Taravari: Unë nuk gjykoj, do të veprojnë organet Gjyqësore!

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ende është në pritjë të raportit përfundimtarë për rastin e vdekjes së foshnjës 14 muajshe. Sipas Taravarit organet gjyqsore dhe hetimore do të duhet të vendosin më tej nëse ka pasur ose jo lëshime mjeksore.

“Une e kam raportin, e pres raportin perfundimtar, pra si ministëri e presim raportin perfundimtar dhe besoj se ose sot ose të Hënën e mbajm pres konferencën. Besoj se ne nuk jemi organe gjyqsore ata të cilët e vendosin, ne do të dalim me informatë professionale se a ka pasur gabim mjeksor me tutje duhet të vendosin organet gjyqsore nëse Ka pasur gabime mjeksor” – tha Taravari.

Për raste të tilla, Taravari si Ministër i Shëndetësisë, potencoi që nuk gjykon, por vetëm përcjellë informacione deri tek opinoni.

“Nëse prisni që unë të gjykoj prej sot e keni shumë gabim sepse ne jemi Ministria e Shëndetësisë dhe ne mund që raportin ta organizojm dhe të shpalosim para opinionit dhe para gazetarëve pastaj institucionet të marrin masa të caktuara”.
Kujtojm që dy ditë më parë nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor thane që dokumentacioni nga mbikqyrjet do të dërgohet edhe në Komisionin professional për mbikqyrje, që është formuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila duhet do të shqyrtojë se cfarë ka ndodhur nga aspekti professional tek të gjithë të implikuarit në këtë rast. Ndryshe fëmija 14 muajshe ndrroi jetë të shtunën në Klinikën për fëmijë Kozle në Shkup, ndërsa prindërit akuzuan stafin mjeksor se disa herë kanë rrefuzuar ta pranonin në spital fëmijën e tyre. Edhe Raporti I Instituti të Shëndetësis për rastinnë fjalë, konfirmon se 5 ditë me rradhë prindërit kanë bredhur nëpër mjek dhe klinika të ndryshme derisa më në fund janë pranuar për mjekim në Kozle, por për fat të keq rezultoi të ishte vonë për vajzën e tyre 14 muajshe. /tvklan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu