Vdekja e foshnjës 14-muajshe në Shkup, pezullohen nga puna dy mjekë

Nga Klinika për Fëmijë në Shkup njoftojnë se janë pezulluar nga puna dy mjekët për të cilët është konstatuar se kanë bërë lëshime mjekësore gjatë mjekimit të foshnjës 14 muajshe, e cila ndërroi jetë, përcjell TV21.

“Në bazë të Raportit të Komisionit për mbykqirje profesionale i formuar na Ministria e shëndetësisë e RMV lidhur me rastin e fëmijës 14 mujashe të ndjerë Ryja Sulisi, ku janë konstatuar elemente lëshimi mjekësor, në përputhje me nenin 187 të Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe nenit 30 të Statutit të ISHP Klinika universitare për sëmundje të fëmijëve. u.d drejtori Klinikës për sëmundje të fëmijëve mori vendim për formim të Komisionit për procedurë disciplinore dhe lëshoi fletëparaqitje për të verifikuar përgjegjësinë disciplinore për shkelje disciplinore të bërë nga punëtorët shëndetësorë- dy mjekët specijalist të cilët kanë qenë kujdestar dhe e kanë kontrolluar fëmijën e vogël me 03.10.2024. Njëkohësisht drejtori i Klinikës për sëmundje të fëmijëve mori vendim për largim të përkohshëm të të dy mjekëve specijalistë nga institucioni shëndetësorë, për të cilët po zbatohet procedurë disciplinore, në bazë të nenit 192 alinea 2 nga Ligji për mbrojtje shëndetësore, deri në një vendim final nga procedura discilplinore”. thuhet në njoftimin e Klinikës për Fëmijë./tv21.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu