V’asja e Vanjës dhe Panços/ Lloga: Dënimi me vdekje është i ndaluar tek ne, por mendoj se do të ishte shpëtim për ata monstra!

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, shprehi ngushëllimet e tij familjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe familjes së Pançe Zhezhovski dhe shprehi keqardhje për tragjedinë e madhe në të cilën pa mëshirë u morën dy jetë. Ai shtoi se dënimi me vdekje në Maqedoninë e Veriut është i ndaluar, por se “do të ishte shpëtim për ata monstra”.

“Sot është ditë pikëllimi për Maqedoninë. Jemi të tronditur dhe të shokuar nga ngjarja. Burgimi i përjetshëm është dënimi më i vogël që duhet dhënë për monstrat e kësaj tragjedie. Besoj në MPB-në dhe në PP-në se në fund, gjykata do ta shqiptojë dënimin përkatës dhe drejtësia do të dalë në shesh”, tha Lloga.

Lidhur me dënimin me vdekje, ministri Lloga theksoi se Kushtetuta e ndalon atë, e gjithashtu kemi miratuar edhe protokolle dhe konventa, që e ndalojnë dënimin me vdekje.

“Unë jam në mesin e atyre qytetarëve të këtij shteti që mendojnë se dënimi me vdekje do të ishte shpëtim për ata monstra dhe jam në anën që ata ta përjetojnë deri në fund të jetës, në ndërgjegjen e tyre për atë që kanë bërë dhe çdo ditë e më rëndë ta përjetojnë këtë ngjarje. Dënimi me burg të përjetshëm është dënimi më i vogël që duhet ta shqiptojnë institucionet tona”,deklaroi Lloga.

Kujtojmë se vanja u vra më 27 nëntor, ditën që u rrëmbye. I përfshirë në rrëmbimin e Vanja Gjorçevskës ishte edhe babai i saj, i cili ka dhënë informacione për kohën se kur Vanja largohet vetëm nga shtëpia. 14-vjeçarja u rrëmbye për të zhvatur para nga nëna e saj dhe menjëherë pas kësaj u vra me armë. Vrasësi e vrau sepse kishte frikë nga provat që policia mund t’i gjente në hetimin e filluar pas kallëzimit, tha sot në mëngjes ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Vanja Gjorçevska u shpall e humbur më 27 nëntor nga nëna e saj, dhe u regjistrua në regjistrin e personave të zhdukur me fotografi portret dhe përshkrim të saj në faqen e MPB-së. Më 29 nëntor Interpoli shpalli fletë-arrest ndërkombëtar. Të premten mbrëma u arrestuan pesë persona dhe u konfiskua një automjeti që besohet të kenë lidhje me zhdukjen e Vanjës. Më pas, Prokuroria Publike njoftoi se është caktuar paraburgim prej 48 orës për tre persona.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

Afrim Gashi për vdekjen Papa Françesku: Përbën një humbje të thellë për mbarë njerëzimin-Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, përbën një humbje të thellë për mbarë njerëzimin. Si një udhëheqës shpirtëror i kohës sonë, ai mishëroi parimet...

Ali Ahmeti në konakun e ish komandantit të UÇK-së Sahit Jashari

Familja heroike e Sala e Hamit Jasharit, i bën konak liderit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, ku e pritën udhëhqësit e...

Mexhiti:Vetëm të bashkuar mund t’u japim shqiptarëve përfaqësimin që meritojnë!

Zv/kryeministri i parë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti thotë se, vetëm të bashkuar shqiptarët mund të përfaqësohet denjësisht në institucionet shtetërore....

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu