“Vajza më është kidnapuar, nuk e di ku është” Fero i shqetësuar për gjendjen e vajzës, akuzon Arbenitën

Gjatë ditës së sotme, ish këngëtari Feronit Shabani i njohur si Fero, ka kërkuar ndihmë duke thënë se është në gjendje jo të mirë për shkak të, siç thotë ai, padrejtësive që i janë bërë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin COMPAS në ATV, Fero tha se vajza e tij sot është kidnapuar, për shkak se siç thotë ai, enti social pa i dhënë ndonjë detaj, i kanë thënë se vajza e tij ka ikur.

“Unë si prind i vajzës time ka kohë që më bëhet padrejtësi si në aspektin e vendimeve, po ashtu edhe në aspektin e mospërfilljes dhe të asaj që vet Gjykata ka marrë vendim dhe ka kohë që pres unë ta shoh vajzën time. Befasohna se vajza e ime udhëton nëpër shtete të ndryshme pa lejen time dhe pa u njoftuar se në cilin vend ajo gjindet. Dhe, më tragjike ka qenë ndodhia e sotit ku unë e konsideroj se vajza më është kidnapuar me një lloj mënyrë, për shkak se enti social më ka njoftuar se në ora katër me ardhë me e marrë vajzën, e në moment që unë shkoj me e marrë vajzën në kohën e caktuar që ata ma kanë caktuar, nuk më japin asnjë detaj se në çfarë drejtimi më është marrë vajza, vetëm se më thonë se vajza ka ikur”, tha Fero.

Ai ka thënë se do t’i padis personat që e kanë dërguar jashtë shtetit vajzën e tij.

“Unë kërkoj ndihmë nga çdo kush që merret me drejtësi që të më kthehet e drejta ime për vajzën time. Do të bëjë padi ndaj personave që ma kanë nxjerr vajzën jashtë Kosovës”, deklaroi ai duke shtaur se nuk e di ku e ka vajzen.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu