Vajza e Afrim Bunjakut: Askush s’e mbush boshllëkun tënd, ishe dhe do mbetesh krenaria e shtetit

Arbenita, vajza e Heroit Afrim Bunjaku, ka thënë se është e vështirë për një fëmije t’i imagjinoj ëndrrat kur i mungon “krahu më i fort, babai”.

Në Akademinë Përkujtimore në njëvjetorin e rënies së babait të saj, ajo ka theksuar se amanet për familjen Bunjaku janë përkushtimi dhe dashuria për atdhe.

“Është e vështirë të imagjinosh ëndrrat e fëmijës kur i mungon krahu më i fort i tij e që është babai. E vështirë që të vazhdohet jeta pa pranin e tij, por krenaria e madhe që kemi për babin, trimin tonë të pa trembur, na bënë të vazhdojmë përpara duke kujtuar që u bë hero për vendin tonë. Ku dashuria dhe përkushtimi për atdheun janë amanet i yni. Një vit pa ty babi heroi i Kosovës, një vit me plotë sfida, një mungesë që shkon e rritet e asgjë nuk e përmbush boshllëkun që ka lënë brenda nesh. Ishe dhe do të mbetsh gjithmonë krenari e familjes dhe shtetit tonë”, u shpreh ajo.

Muj Bunjaku, vëllai i heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, tha se bashkërisht duhet të ruhet çdo pëllëmbë e territorit të Kosovës. Kështu ka thënë dërgohet edhe amaneti i Afrimit në vend.

“Me 24 shtator 2023 grupet terroriste serbe tentuan të hynin në pjesën veriore të Kosovës, por Afrimi me shokët e tij, tha jo në territorin e Kosovës nuk ka vend për terroristë. Për ne është dhimbje e madhe humbja e të dashurit tonë, por jemi krenar që patëm kësi vëllai trim. Duhet të bashkohemi të gjithë ta ruajmë çdo pëllëmbë të Kosovës ta dërgojmë amanetin e Afrimit deri në fund, sepse ai thoshte kjo është tokë e jona dhe duhet ta mbrojmë”, u shpreh ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu