“Ujësjellësi” i Strugës borxh deri në fyt ndaj EVN-së! Nasufi: S’po mundemi të funksionojmë, qeveria të na ndihmojë!

Ndërmarrja e Ujësjellësit në Strugë po përballet me borxh të madh ndaj EVN-së në vlerë afër 300 mijë euro. Furnizimi me ujë i qytetit bëhet me pompa nëntokësore që harxhojnë shumë rrymë. Pasi ato punojnë 24/7, ndërmarrjen e kap blloku i katërt i tarifës me 4 milion denarë në muaj. Drejtori i ndërmarrjes Dashmir Nasufi tregon se ky borxh është grumbulluar gradualisht.

“Borxhi u akumulua edhe si rezultat i kohës së pandemisë kur edhe u ngritën shumë çmimet e energjisë elektrike dhe u akumulua një borxh shumë i madh dhe EVN-ja më kërcënime dy herë në muaj, tre herë në muaj, lëshoni kaq, lëshoni aq dhe realisht nuk mund t’i përballosh gjithë ato harxhime dhe ne kërkuam një ndihmë nga Komuna dhe nga AD Kom që të na dalin në ndihmë dhe ta bëjmë pagesën vetëm me shkallën e parë që të mundemi t’i përballojmë të gjitha”, tha Dashmir Nasufi.

Nasufi ankohet se borxhi ndaj EVN-së nuk i lejon të funksionojmë normalisht që të furnizohen me teknikë dhe pajisjet e nevojshme për ndërmarrjen, sepse infrastruktura e Ujësjellësit është e vjetër dhe vazhdimisht me defekte.

“Ne mundohemi të jemi në bashkëpunim me kryetarin dhe kemi paraparë në buxhet që të bëjmë disa hapa që të bëjmë ndonjë ndryshim dhe t’i detyrojmë disa biznese të kenë ujin e vet prej në liqen dhe ta minimizojmë pak harxhimin e energjisë, se tjetër alternativë nuk kemi, jemi të pafuqishëm në qoftë se qeveria nuk na del në ndihmë. Realisht duhet qeveria të na dal në ndihmë”, deklaroi Nasufi.

Ndërmarrja ka një kornizë ligjore që harxhimet mujore i ka të limituara në 8 milionë e gjysmë. Rreth 6 milionë e gjysmë janë vetëm rrogat e të punësuarve, ndërsa 2 milionë të tjera mbesin për harxhimet, defekte dhe pagesën e energjisë që janë pak në krahasim me atë që faturat mujore të rrymës në këtë ndërmarrje janë 4 milionë. Për këtë arsye, shumica e këshillit Komunal votuan pro që një pjesë e borxhit të mbledhur të paguhet nga Komuna, vendim ky i cili nuk u prit mirë nga këshilltarët e VMRO-DPMNE-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu