U tremb nga tërmeti, 18-vjeçari humb jetën në Lushnje

Një ngjarje e rëndë është raportuar si pasojë e tërmetit që ra pas mesnate në Shqipëri.

Gazetarja Anila Sefa, raporton se një 18-vjeçar nga fshati Çinar i Lushnjes ka humbur jetën pas lëkundjeve të tokës. Daniel Rika është trembur në gjumë dhe ka humbur jetën. Ai është gjetur nga të afërmit e tij i pajetë në dhomën ku qëndronte. Këtë e konfirmon për gazetarët daja i të riut. Ai pohoi për gazetaren Sefa se adoleshenti humbi jetën nga infarkti i shkaktuar nga ankthi.

“Më njoftuan pas tërmetit e kam ngritur djalin dhe për momentin djali është ngritur, është trembur dhe i ka rënë infarkt. Ka rënë në tokë, i kanë dhënë pak ndihmë, por e pamundur”, është shprehur ai.

18-vjeçari jetonte bashkë me prindërit. Sipas të njëjtave burime, i riu vuante nga probleme të spektrit autik dhe ankthit e për këta arsye kurohej.

“Prindërit janë shumë të shqetësuar, nuk janë në gjendje. Shumë tragjedi”, shtoi më tej daja.

Gazetarja Anila Sefa raporton se trupi i pajetë i të riut është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes ku pritet t’i ushtrohet një ekspertize mjeko-ligjore.

Tërmeti me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter u ndje në orën 00.17 të së dielës (Lexo më shumë). Epiqendra e lëkundjeve ishte disa kilometra larg Lushnjes. Për pasojë tërmeti u ndje edhe në shumë qytete të tjera si Tiranë, Durrës, Kavajë, Fier, Korçë, Pogradec, Vlorë etj./tvklan.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu