Tre prej lojtarëve kryesorë të Kosovës, Edon Zhegrova, Aro Muriq e Florent Muslija kanë pranuar se në grumbullimin e kaluar të përfaqësueses kanë shkelur rregullat. Ata kanë kërkuar falje për “gabimin”. Letrën e kërkim faljes e publikoi FFK-ja të premten, bashkë me listën e selektorit Franco Foda për dy ndeshjet e tetorit.
Selektori i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar emrat e lojtarëve në të cilët llogaritë për ndeshjet me Lituaninë dhe Qipron.Kosova do të jetë pa sulm
koha.net
“Po u drejtohem me këtë letër për t’u thënë se kemi bërë një gabim dhe nuk i kemi ndjekur rregullat e ekipit kombëtar. Për këtë ne duam t’i kërkojmë falje trajnerit, bashkëlojtarëve, federatës dhe tifozëve. Ne duam të luajmë për shtetin tonë dhe gjithmonë do të bëjmë më të mirën në të ardhmen”, shkruan në letrën e kërkim-faljes.
Të tre janë ftuar për ndeshjet e këtij muaji.