U akuzua se ruajti “shqipen” dhe “balancuesin” në sirtarë, Salih Murat del me sqarim publik (LETRA)

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Salih Murat, tani deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nga radhët e Frontit Europian ka dalë me sqarim publik, të dërguar në TV21, pasi në disa raste u akuzua nga pjesëtarë të VLEN-it se me qëllim ka ruajtur lëndën për gjuhën shqipe dhe balancuesin në sirtarë të Gjykatës Kushtetuese për vite të tëra.

Letrën e Salih Murat e përcjellim të plotë dhe pa ndërhyrje:
Si ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe deputet aktual, ndjej detyrimin të përgjigjem ndaj pretendimeve të bëra, të cilat për fat të keq, janë plotësisht të përgjithshme, arbitrare, të pavërteta dhe të shprehura në mënyrë populiste nga ana e deputetes Saranda Imeri Stafai.
Fillimisht, dua të theksoj se e kam kushtuar tërë jetën time drejtësisë, barazisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të gjitha normave vendore dhe ndërkombëtare. Ishte nder i madh për mua të jem gjyqtar, dhe akoma më i madh të jem kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për punën time 9-vjeçare në Gjykatën Kushtetuese dëshmojnë analet dhe arkivat për çdo lëndë.
Deklarata e deputetes nuk ka asnjë pikë të përbashkët me të vërtetën, mënyrën e punës dhe vendimmarrjes në Gjykatën Kushtetuese. Të jem i saktë:
Lënda për “balancuesin” është një lëndë e re, e regjistruar Lënda U.br.90/2024 nga Shkurti i vitit 2024. As gjatë mandatit tim si kryetar, as ky përbërje e gjykatës nuk e ka ruajtur këtë lëndë. Kur u formua lënda, unë tashmë nuk isha më kryetar. Pra, pretendimet se e kam ruajtur, se kam pasur rol në lëndë, se jam ndikuar dhe nuk kam vepruar janë plotësisht të pasakta.
Gjatë mandatit tim nuk kishte fare lëndë për “balancuesin”. Përkundrazi, kemi krijuar praktikë gjyqësore për respektimin e parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Gjatë mandatit tim janë hartuar disa rregullore ku në mënyrë të qartë ka dispozitë se edhe Gjykata Kushtetuese ka detyrim që gjatë punësimit të respektojë këtë parim. Në fakt, gjatë mandatit tim, për herë të parë në historinë e Gjykatës Kushtetuese janë punësuar tre shqiptarë dhe dy turq, duke respektuar pikërisht këtë parim.
Në çdo shtet normal, edhe ish-kryetarët e Gjykatave Kushtetuese kanë të njëjtat të drejta dhe liri për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Sigurisht nuk do të kërkoj leje nga askush për liritë dhe të drejtat e mia. Si deputet i Lëvizjes për Drejtësi dhe Demokraci të Turqve në Maqedoni, ne jemi subjekt i veçantë, partnerë të barabartë dhe shumë të çmuar në Frontin Evropian. Me zotin Ali Ahmeti u njoha vetëm gjatë aktiviteteve zgjedhore dhe ishte një nder i veçantë për mua që pata mundësinë ta njihja.
Kjo mosnjohje e fakteve dhe paraqitja e pavërtetave mund të vijë vetëm nga një deputet me qëllime të fshehta. I ftoj të gjithë t’i verifikojnë faktet para se të paraqesin akuza të tilla të pabaza.
Mbetem i përkushtuar ndaj parimeve të drejtësisë dhe sundimit të ligjit, siç kam qenë gjithmonë”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu