Turqia bllokon Instagramin

Turqia ka bllokuar aksesin në platformën e mediave sociale, Instagram. Lajmin e bëri të ditur rregullatori i Teknologjisë së Informacionit në vend të hënën, por duke mos dhënë një arsye apo një afat kohor për bllokimin.

Kjo lëvizje pason komentet e bëra të mërkurën nga zyrtari turk i komunikimeve Fahrettin Altun, i cili e kritikoi platformën për atë që ai e cilësoi si vendimin për të bllokuar postimet në të cilat bëheshin ngushëllime për vrasjen e Ismail Haniyeh, zyrtar kyç i grupit militant palestinez, Hamas.

“Kjo është censurë, pastër dhe thjesht,” tha Altun, drejtor i komunikimit në Presidencën turke me anë të një postimi në platformën “X”, teksa shtonte se Instagrami nuk kishte përmendur ndonjë shkelje të politikave për veprimin e tij. Vendimin, Autoriteti i Teknologjisë dhe Komunikimit në Turqi, e publikoi në uebsajtin e tij më 2 gusht

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu