Trump thotë se Amerika mund të mos i mbrojë më shtetet që nuk paguajnë në NATO

Presidenti amerikan Donald Trump ka vënë në pikëpyetje gatishmërinë e tij për të mbrojtur aleatët e Washingtonit në NATO, duke thënë se ai nuk do ta bënte këtë nëse ata nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre.

“Është sens i përbashkët, apo jo,” u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale. “Nëse nuk paguajnë, nuk do t’i mbroj. Jo, nuk do t’i mbroj ata”, raporton The Guardian.

Trump tha se ai kishte qenë i kësaj pikëpamjeje për vite me radhë dhe e ndau atë me aleatët e NATO-s gjatë mandatit të tij presidencial 2017-2021. Ato përpjekje nxitën më shumë shpenzime nga anëtarët e tjerë të aleancës transatlantike 75-vjeçare, tha ai, por që “edhe tani, nuk mjafton”.

Lexo edhe:
Samiti i krizës: BE për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen
“Ju falënderoj sinqerisht”, Papa me audiomesazh për besimtarët pas shtrimit në spital
Trump: Do të shkoj në Arabinë Saudite për të nënshkruar një marrëveshje prej një trilionë dollarësh
Ai shtoi: “Ata duhet të paguajnë më shumë.”

Një klauzolë e ndihmës së ndërsjellë qëndron në zemër të aleancës së NATO-s, e cila u formua në vitin 1949 me qëllimin kryesor për të kundërshtuar rrezikun e një sulmi sovjetik në territorin aleat.

Vërejtjet e Trump mund të shkaktojnë këmbanat e alarmit në kryeqytetet nga Evropa në Azi, ku udhëheqësit tashmë ishin të shqetësuar për tërheqjen e mbështetjes së sigurisë së SHBA-së pasi Trump u përplas me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe tregoi gatishmëri më të madhe për t’u marrë me presidentin rus Vladimir Putin.

Gjatë së enjtes, të shqetësuar liderët evropianë u mblodhën në një samit, ku mbështetën planet për të shpenzuar më shumë për mbrojtjen dhe u zotuan të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Ukrainës.

Në Zyrën Ovale, Trump tha se anëtarët e NATO-s ishin miq të tij, por vuri në pikëpyetje nëse Franca ose të tjerët do të mbronin SHBA-në në një moment krize.

“E dini problemin më të madh që kam me NATO-n? Unë me të vërtetë, dua të them, i njoh shumë mirë djemtë. Ata janë miqtë e mi. Por nëse Shtetet e Bashkuara ishin në telashe dhe ne i telefononim, thoshim: “Kemi një problem, Francë”. Kemi një problem, disa të tjerë nuk do t’i përmend. A mendoni se ata do të vijnë dhe do të na mbrojnë? Nuk jam aq i sigurt”, ka thënë Trump. /Reporteri.net/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu