Trump për Erdoganin: E bëri atë që s’mund ta bënte askush për 200 vjet, e mori Sirinë! Është i mençur

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha për presidentin e Turqisë, Erdogan, që është njeri i mençur dhe se ka arritur ta bëjë atë që askush se bërë për 200 vjet, transmeton TV21. Trump tha se, Erdogan e mori Sirinë, me emra të ndryshëm, por e njëjta gjë.

“E dini, kam marrëdhënie shumë shumë të mira me Turqinë, me liderin e tyre, dhe mendoj se mund ta zgjidhim, shpresoj se nuk do të ketë problem, nuk mendoj se do të ketë problem. Pasi e them këtë, mendoj se ishte Turqia, ia thash atij (Erdoganit), i thash, i thash urime, ke bërë atë që askush nuk ka mundur ta bëjë në 200 vitet e fundit, e ke marrë Sirinë, me emra të ndryshëm, por e njëjta gjë. I thash e ke marrë, e ka marrë përmes surrogateve. Ai më tha jo-jo-jo, nuk isha unë. I thash ishe ti, por është ok, nuk ke pse…po ashtu disi, ndoshta isha unë, i thash ok. Por e bëri, shikoni është njeri i fortë, është shumë i mençur, bëri diçka që nuk mundej askush, duhet t’ia pranosh”, tha Trump.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu