Trump mbi planin e tij për Gazën: Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të tij për të marrë “nën pronësi” amerikane territorin e shkatërruar nga lufta. Komentet e tij bien ndesh me ato të zyrtarëve të administratës së tij të cilët u përpoqën të argumentojnë se Trump po bënte thirrje vetëm për një zhvendosje të përkohshme të popullatës së këtij territori.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka qarkulluar idenë që popullsia e Gazës të rivendoset në shtete tjera dhe Shtetet e Bashkuara ta marrin Gazën nën kontroll për ta rindërtuar. Këtë plan e mbrojti gjatë fundjavës, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit Trump, Mike Waltz.

“Nuk mund ta shndërrosh Gazën në Parisin e Mesdheut siç ishte Bejruti në vitet ’70 për t’u siguruar këtyre banorëve një jetë më të mirë kur ke 1.8 milionë njerëz të cilët jetojnë në skamje absolute dhe mbi grumbuj rrënojash. Të gjithë ata që nuk e pëlqejnë propozimin e tij, përshirë mediat, ejani tek ne po patët një plan më të mirë”, deklaroi zoti Waltz në një intervistë për emisionin “Meet the Press” të televizionit NBC.

Lexo edhe:
Donald Trump e vendos Grenellin në krye të “Kennedy Center”
Sekretari amerikan i Mbrojtjes fillon turneun e tij të parë jashtë vendit, do ta vizitojë Gjermaninë, Belgjikën e Poloninë
Shtëpia e Bardhë konfirmon sanksionet ndaj prokurorit të GJNP-së për krimet e luftës
Plani i Presidentit Trump ka gjetur mbështetje në Izrael, por bota arabe dhe udhëheqësit palestinezë e kundërshtojnë atë tërësisht.

“Na duhet ta rindërtojmë Rripin e Gazës. Rripi i Gazës është një pjesë përbërëse shumë e vlefshme e shtetit të Palestinës. Është pjesë e vendlindjes tonë dhe ne nuk kemi vendlindje tjetër përveç shtetit të Palestinës”, deklaroi ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour.

Ministri i jashtëm i Egjiptit Badr Abdelatty tha se ekziston një “konsensus arab” për të kundërshtuar transferimin e palestinezëve.

Ai theksoi “rëndësinë e gjetjes së një hapësire politike për kauzën palestineze, që do të çonte në themelimin e shtetit të pavarur palestinez dhe që palestinezët të gëzojnë të drejtën e vetëvendosjes”, sipas një deklarate.

Një zyrtar i lartë i Hamasit kritikoi komentet e Presidentit Trump, duke i quajtuar ato “absurde”.

Anëtari i zyrës politike të Hamasit, Izzat al-Rishq, tha se komentet e Trump “reflektojnë një injorancë të thellë për Palestinën dhe rajonin”.

Ndërkohë, një zëdhënës i Hamasit tha të hënën se do të shtyjë lirimin e pengjeve të radhës pasi akuzoi Izraelin se kishte shkelur marrëveshjen e armëpushimit.

Izraeli dhe Hamasi janë në proces të zbatimit të armëpushimin gjashtë javor, gjatë të cilit Hamasi po liron dhjetëra pengje të rrëmbyera me 7 tetor, të vitit 2023 në këmbim për 2,000 të burgosur palestinezë.

Që kur filloi armëpushimi muajin e kaluar, palët kanë bërë pesë shkëmbime, gjatë të cilave u liruan 21 pengje dhe mbi 730 të burgosur. Këmbimi i radhës është caktuar të shtunën, kur pritet lirimi i tre pengjeve izraelite në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë.

Zëdhënësi i Hamasit, Abu Obeida, akuzoi Izraelin të hënën se ka shkelur sistematikisht marrëveshjen e armëpushimit gjatë tre javëve të fundit dhe tha se lirimi i planifikuar për të shtunën do të vonohet./VOA

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu