Torres: SHBA-ja nuk ka aleat më të madh sesa Kosovën në Ballkan, Serbia vend autokrat

Kongresmeni Richie Torres duke folur rreth kërkesës së Kosovës për blerjen e raketave Javelin në vlerë 75 milionë dollarësh, dhe miratimit nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë aleat më të madh se Kosovën dhe se për këtë ka mbështetje edhe të kongresmenëve.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë aleat më të madh sesa Kosovën dhe kjo është në interes të SHBA-së që të mbështesë aleatët e saj, siç është shitja e raketave Javelin. Ju e keni mbështetjen e kongresistëve amerikanë edhe këtu në Washington dhe për këtë ne përpiqemi t’ju ndihmojmë gjithashtu”, ka thënë ai për televizionin publik.

Kërkesa e Kosovës pritet të miratohet në Kongres.

Torrest përmendi se si Presidenti Joe Biden ka folur për demokracinë dhe tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pjesë e kësaj politike. Kosova është një demokraci, një storie demokratike në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Serbia është një vend autokrat, përderisa Kosova është një aleate e SHBA-së.

“Kosova ishte e para që pranoi refugjatë, derisa Serbia është satelit i Rusisë dhe nuk ka vendosur sanksione ndaj saj, por në të kundërtën ka importuar armë nga ajo. Presidenti rus, Vladimir Putin, është figura më e çmuar në Serbi”, u shpreh ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

“Ke humbur një të vërtetë, paç fat me kopjet”, Xheneta ‘thumbon’ përsëri përmes një seti fotografik

Xheneta po bën sërish bujë në rrjet pas disa deklaratave dhe postimeve me tone të qarta ironike, që shumë i kanë lidhur me Eglin...

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu