“Top Channel e kap i pari” – Deklarata e Ledion Liços për hyrjen e Gjestit në Big Brother VIP Albania ka ngjallur reagime dhe ironi. Gjatë prezantimit të surprizës së natës, Ledioni bëri një koment që nuk kaloi pa u vënë re.
“Meqenëse Top Channel i kap gjithmonë i pari, shkojmë në dhomën e rrëfimit aty ku na pret Gjesti,” tha ai, duke nënvizuar ekskluzivitetin e momentit.
Por kjo deklaratë nuk i shpëtoi syrit të Olsa Muhametit, autore e Big Brother VIP Kosova, e cila reagoi në mënyrë ironike përmes një postimi në InstaStory.
Olsa Mehmeti ka reaguar në mënyrë të papritur pas futjes së GJestit në Big Brother VIP Albania. Ajo ka publikuar një story në Instagram, ku i përgjigjet Ledionit, duke treguar se po pushon në bjeshkët e Shqipërisë. Në këtë reagim, Olsa theksoi se po mban dy Big Brother-a njëkohësisht, duke aluduar për eksperiencën e saj në reality show, si dhe për prezencën e GJestit, duke dhënë një mesazh të fortë në lidhje me situatën. Fansat janë të interesuar për këtë lëvizje të papritur, e cila ka shkaktuar shumë diskutime në rrjetet sociale.