Deputetja e VV-së, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, e ka pyetur ministren Artane Rizvanolli në lidhje me mundësinë e investimeve në ujësjellësin e Komunës së Vitisë.
Në fjalën e saj, deputetja e VV-së tha se Vitia ka probleme me ujin e pijës.
Në përgjigjen e saj, ministrja Rizvanolli tha se parashihet edhe investimi në ujësjellësin për Komunën e Vitisë.
Pas kësaj përgjigje, deputetja e VV-së e falenderoi Qeverinë Kurti, duke e përmendur se qytetarët e Vitisë vuajnë nga “gurët në veshkë”.
“S’kam pyetje plotësuese, veç e kisha falënderu që fokusi i Qeverisë Kurti II dhe i juaji si ministri, e keni adresu këtë çështje me mjaft interesim. Me vetë faktin flet shumë se do të investohet një sasi e pesë milionë eurove, një herë e përgjithmonë të hiqet ky problem. Nuk e di a e dini se Komuna e Vitisë ka shumë qytetarë që vuajnë nga gurët në veshkë dhe ky investim i Qeverisë Kurti është mjaft domethënës për shëndetin e përgjithshëm të qytetarëve” – tha deputetja e VV-së.