Tetovë, mbetjet inerte nëpër rrugë dhe në lum

“Mbeturinat inerte në Tetovë po bëhen problematikë gjithnjë e më e madhe. Duke mos pasur durimin që ndërmarrja publike të vij ti merr në shtëpitë e banorëve që kërkojnë këtë gjë në ndërmarrje, të njëjtat hidhen poshtë kontejnerëve”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Banorët kërkojnë që inspektorati dhe policia të aktivizohen më shumë me qëllim që të mos ndotet ambienti.

“Së pari ne si popull duhet qortu veten tonë, përse e bëjmë këtë gjë përse i hedhim këtu poshtë. unë i shoh nga ballkoni i hedhin kartonët, pak duhet ta shtypin dhe ta venë në vend”, tha një banor.

Gazetari: A duhet inspektorati të veproj me dënime më shumë”

“Patjetër, edhe policia bile duhet të dënojë. Mbrëmë natën erdhën o morëm, krejt poshtë kontejnerëve mbeturinat e kontejnerët mbeten bosh”, u shpreh një banor.

“Ndodh te ne ndodh çka nuk ndodh te ne. Por ne vet duhet ta ruajmë ambientin kush do kujdeset nëse jo neve. Duhet inspektorati të veproj, por s’mund të rrijë këtu gjithnjë inspektorati, disa njerëz duhet vetëdijesuar”. Nga Ndërmarrja publike komunale apelojnë qytetarët për bashkëpunim.

“Apelojmë gjithë qytetarët që mbetjet e forta të mos i hedhin në trotuare, sepse kështu jo vetëm që ndotim ambientin po japim një pamje të keqe qytetit. Për të evituar këto situata, ne kemi krijuar ekip të posaçëm që bën bartjen e mbetjeve inerte nga shtëpitë deri tek vendi i caktuar për to. Gjithë qytetarët që kanë mbetje inerte, luten të telefonojnë në numrin e ndërmarrjes, 044 331 – 167” dhe ekipi ynë do kujdeset për ti marrë mbetjet e forta deri tek banesa apo shtëpia juaj”, deklaroi Samet Bislimi. Drejtor i Higjienës Publike.

Ky fenomen më i theksuar është në pjesën e poshtme të qytetit, ku disa qytetarë pasi nxjerrin hekurin, mbetjet inerte i hedhin në shtratin e lumit Shkumbin. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu