Tetovarja magjistron me notën maksimale në Universitetin e mirënjohur italian në Romë

Tetovarja Shqipe Asani është një nga studentet e suksesshme shqiptare që po tregon rezultate të shkëlqyera në universitetet botërore.

Ajo sot mori titullin e magjistres së Inxhinierisë në drejtimin e elektroteknikës me notën më të lartë 110/110 në Universitetin e mirënjohur italian të Sapienzës në Romë, në degën e Inxhinierisë Civile dhe Industriale. Lajmin e ka komunikuar babai i saj Isen Asani, përcjell INA.

“Sot në ditë me diell, në qytetin e Historisë, në qytetin e Perandorisë, në Romë, në Universitetin e Sapienzes, Fakulteti i Inxhinerisë Civile dhe Industriale vajza ime Shqipja, mori gradën Magjistre e Inxhinerisë në drejtimin e Elektroteknikës me notën më të lartë 110/110. Falenderoj poashtu edhe Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë Veriore, Prof.Dr. Vesel Memedi që na nderoi me pjesmarrjen e tijë. Të priftë e mbara Shqipja ime”, ka shkruar Isen Asani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu