Teologu Tim Shkupi: Hoxhallarët dhe Kurani janë dy bota të ndryshme – fjala Islam nuk përmendët në Kuran!

Teologu Tim Shkupi i cili nuk beson në fenë islame, në një intervistë për IndeksOnline ka folur edhe për festat që festohen nga shqiptarët. Ai ka thënë se festat janë të njerëzve kurse viti i ri është ndërrimi i numrave kalendarik, ku bëhet njëfarë barazimi.

“Urime festat e fundvitit të gjithëve atyre që i festojnë. Janë festa të njerëzve. Por unë besoj vetëm në një festë e ajo ka mbetur e përgjysmuar, e ajo është festa a 28 nëntorit, festa e shqiptarëve. Jemi të ndarë në pesë shtete, është festë e cunguar dhe dua ta shoh atë si të plotë”, ka thënë Tim Shkupi.

I pyetur nga IndeksOnline se cilat janë festat që duhet të festoi një mysliman, Tim Shkupi përgjigjet shkurt që nuk ka term mysliman.

“Ai është term i shoqërive sekrete. Hoxhallarët dhe kurani janë dy bota të ndryshme, më se pari fjala islam në kuran nuk përmendet askund. Feja ime është lëkura ime e trupit”, ka thënë ai.

Teologu i njohur është edhe kundër festës së Kurban Bajramit.

“Si mundet me kon festë diçka kur derdhet gjak, është dita e flijimit.

A është festë nëse unë duhet të lë Shkupin për shkaqe sigurie dhe të shpërngulem me një vend tjetër, ky është pikëllim jo festë. Nëse profeti ka jetuar në Mekë dhe është detyruar ta lëshojë vendin, ajo nuk është ditë feste por ditë pikëllimi”, ka thënë ai duke shtuar se nuk ka bajram në Kuran, është festë e traditës së perandorisë islame.

Advertisement
Sipas tij, xhemati duhet me ia ditë për nder që po e transmeton lajmin pak para shpërthimit të krismave të kiametit.

“Kiameti i vogël është kur të me vdes gruaja ndërsa kiameti i madh kur vdes vet. Me një fjalë, feja e shqiptarit është shqiptaria. Ajo na bashkon”, ka thënë Tim Shkupi.

Hoxha flet edhe për Kishën e Llapushnikut dhe konvertimet që po ndodhin aty, bënë një krahasim interesant mes hoxhallarëve në Maqedoni dhe atyre në Kosovë, tregon se a duhet të agjërohet dhe të shkohet në haxh.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu