Një 27-vjeçare, e cila u kurorëzua si Miss Evropa-Kosova ka humbur jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura teksa tentoi t’i shpëtonte policëve që e kishin ndaluar për një kontroll, gjatë të cilit u konstatua se ajo po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit.
Ngjarja ka ndodhur më 1 prill teksa Guler Erdogan po kthehej nga një natë e kaluar në qytetin e saj të lindjes, Giresun.
Natën fatale, thuhet se Erdogan ka qenë jashtë me miqtë. Pas kthimit në shtëpi, oficerët e policisë e ndaluan atë për një kontroll, i cili zbuloi, sipas CNN Turk, se ajo kishte 1.70 mg/100 ml alkool në gjak, kur kufiri në Turqi është 0.5 mg/100 ml.
Sipas raporteve turke, Erdogan, nga frika se do të hynte në telashe me ligjin, braktisi makinën e saj dhe vrapoi drejt një ure. Aty, sipas informacioneve, ajo ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga një lartësi rreth 15 metra në një autostradë me gjashtë korsi.
https://x.com/gundemedairhs/status/1907802234034717004?s=46
Mediat turke raportojnë se pasi u rrëzua nga ura, ajo u godit nga një makinë që po kalonte. Me gjithë përpjekjet e ekipeve të shpëtimit që kanë shkuar me shpejtësi në zonë, 27-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë.
Familja e saj megjithatë pretendon se gjithçka ishte një aksident.
“Mos i besoni lajmeve dhe informacioneve të rreme për vdekjen e vajzës, motrës dhe mikes tonë të dashur Guler Erdogan. Motra jonë humbi jetën për shkak të një aksidenti”, thuhet në një deklaratë në faqen e 27-vjeçares në Facebook.