Tensionet në Vrapçisht të Gostivarit/ Pavlovski përfiton miliona nga Gostivari, Taravari ende hesht

Mbi 2.5 milion denarë është shuma që kanë përfituar kompanitë e Dushko Pavlovskit nga tenderët e Komunës së Gostivarit, sipas të dhënave të publikuara së fundmi. Pavlovski, organizatori i protestave në Komunën e Vrapçishtit, u arrestua disa ditë më parë. Kompania e tij ka përfituar disa tenderë me vlerë miliona denarë, të nënshkruar nga ish-kryetari i komunës, Arben Taravari. Ndërkohë, kryetari aktual i Gostivarit, Valbon Limani, deklaroi se nuk ka informacion të saktë se si janë ndarë këto tenderë dhe nëse janë respektuar të gjitha procedurat ligjore gjatë këtij procesi.

Në një deklaratë të bërë dje, Limani mohoi akuzat për një marrëdhënie të ngushtë personale me Pavlovskin, pavarësisht publikimit të fotografive nga mediat, ku shihen së bashku kryetari i komunës dhe pronari i kompanisë që ka përfituar tenderët. Limani sqaroi se njohja e tyre nuk kishte ndikim në ndarjen e tenderëve, dhe theksoi se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet kompetente për të sqaruar çdo dyshim në këtë çështje.

Nga ana tjetër, ish-kryetari i Komunës së Gostivarit dhe ministri aktual i shëndetësisë, Arben Taravari, nuk ka dhënë ende një reagim publik lidhur me akuzat. Pavarësisht tentativave për të marrë një qëndrim nga ana e tij, ai ka zgjedhur të heshtë mbi çështjen, duke ngritur pyetje të tjera rreth përfshirjes së tij në procesin e dhënies së tenderëve për kompaninë e Pavlovskit dhe lidhjeve të mundshme mes tyre.

Nw njw paraqitje nw media dje taravari vetwm se akuzoi se Pavllovski wshtw njeri I afwrt me LSDM dhe ish ministrin e brendshwm Oliver Spasovski, por nuk foli se cilat janw relacionet e tij me Dushko Pavllovskin.

Sipas informacioneve të fundit të siguruara nga televizioni Klan, përfitimet e Pavlovskit nuk ndalen vetëm te tenderët. Burime të besueshme kanë zbuluar se Pavlovski ka marrë në pronësi një parcelë ndërtimore prej mbi 5000 metra katrorë, me një vlerë që arrin në gjysmë milioni euro. Kjo tokë është pajisur me leje ndërtimi, dhe aktualisht janë në proces ndërtimi banesa kolektive. Ky zhvillim shton më shumë dyshime për mënyrën se si janë ndarë këto prona dhe për rolin e zyrtarëve të mëparshëm dhe aktualë të komunës në këtë transaksion. /tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu