Katër persona të dyshuar janë përleshur mes veti ku ka pas edhe të shtëna me armë zjarri, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Kështu ka bërë të ditur Policia e Ksoovës përmes raportit 24-orësh.
Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur dhe konfiskuar; një armë TT, një karikatorë i zbrazur, pesë predha dhe një qese substancë e dyshuar narkotike.
Lidhur me rastin janë arrestuar katër të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit tre të dyshuar dërgohen në mbajtje dhe njeri nga ta i moshës se mitur është liruar në procedurë të rregullt.