Të shfuqizohet balancuesi!

Këmbëngulja e komitëve për ta fshirë nga faqja e dheut balancuesin ku Gjykata Kushtetuese këto ditë e pezulloi balancuesin, i cili balanconte nga majorizimi shqiptarët nga shumica sllavo-maqedone në vendimmarrje të ndryshme, është pjesë fushatës antishqiptare kundër të drejtave të kufizuara të shqiptarëve siç është pjesëmarrja në institucionet shtetërore dhe përdorimi i gjuhës shqipe në nivel republikan.

Lufta kundër identitetit kombëtar shqiptar tashmë ka filluar. Ky është hapi i parë i goditjes së atyre pak të drejtave që shqiptarët i kishin fituar me gjak dhe përpjekje për liri dhe barazi, që nuk ia arritën deri në fund për shkak të renegatëve shqiptarë në pushtet.
Hapi i dytë do të mund të jetë shfuqizimi i balancuesit dhe vendosja e supremacisë së pushtetit ndaj vendimeve të njëanshme të qeverisë ndaj të drejtave të shqiptarëve.

Hapi i tretë për shovinistët maqedonë të VMRO-së dhe SDSM-së do të jëtë presioni ndaj Gjykatës Kushtetuese në fillim të muajit tetor, ku pritet të shfuqizohet ligji për gjuhët e pakicave si të papërshtatshëm më kushtetutën, sipas despotit Micko.

Gjasat janë se Gjykata Kushtetuese do t’i dëgjoj këshillat e komitëve dhe të titistëve të rinj dhe mund ta shfuqizoj atë ligj, ku me këtë veprim do të dalin hapur ambicjet e vendosjes së superioritetit të sllavo-maqedonasve ndaj bashkësive të tjera etnike si shtet vetëm i tyre dhe jo multietnik.

Ky do të jetë sihariqi që do të marrin shqiptarët nga qeveria e Mickos dhe jo “Ndryshimi” që u proklamua si risi në zgjedhjet e këtij viti nga telallët e VLEN-i nëpër tubime!

A ia vlejti një koalicion pa kushte me despotin Micko apo jo? Sigurisht që jo pasi kjo nuk solli “Ndryshimin” por përkeqësimin e atyre pak të drejtave jo vetëm të shqiptarëve por edhe të të gjithë bashkësive tjera etnike si qytetarë të rendit të dytë.

Pas këtyre vendimeve shovene qëndrimi i mëtejmë i VLEN-it në qeveri do të konsiderohet si puthadorë dhe vasal të despotit Micko.

Nga: Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu