Të paktën 59 palestinezë vdiqën në burgjet izraelite që nga fillimi i luftës në Gaza

Të paktën 59 të burgosur palestinezë kanë vdekur në burgjet izraelite që nga fillimi i luftës së Gazës në tetor 2023, transmeton Anadolu.

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë njoftoi se në mesin e viktimave janë 38 të burgosur nga Rripi i Gazës.

Kjo shoqatë akuzoi autoritetet izraelite për fshehjen e vdekjes së shumë të burgosurve të Gazës në paraburgim.

Shoqatat palestineze dje njoftuan se një i burgosur nga Gaza, Musab Hani Haniyeh, vdiq në paraburgimin izraelit.

Haniyeh, 35-vjeç, nga qyteti jugor Khan Younis, u arrestua nga ushtria izraelite më 3 mars 2024. Sipas familjes së tij, Haniyeh ishte në gjendje të mirë shëndetësore para ndalimit.

Sipas shifrave palestineze, që nga pushtimi i Bregut Perëndimor dhe Gazës nga Tel Avivi në vitin 1967, të paktën 296 të burgosur palestinezë kanë vdekur në paraburgimin izraelit.

Të paktën 10 mijë palestinezë mbeten në burgjet izraelite. Shifra nuk përfshin të arrestuarit nga Rripi i Gazës, numri i të cilëve vlerësohet të jetë në mijëra.

Që nga 19 janari, në Gaza është në fuqi marrëveshja e armëpushimit, duke ndalur luftën gjenocidale të Izraelit, që ka vrarë më shumë se 48.350 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, duke e lënë enklavën në gërmadha.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi ​​urdhërarreste në nëntor për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për fushatën e tij ushtarake.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu