Të ndërtuara, por jofunksionale! Ura milionëshe që nuk shpien askund!

Ura që duhej të lidh “Lubjanskën” dhe “Skupin”, ende nuk është lëshuar në përdorim. Banorët që atëherë po shfrytëzojnë këto shkallë të drurit që të ngjiten dhe kalojnë nga ana tjetër e lumit Vardar. Nga Qeveria thonë se për këtë urë përgjegjës është Qyteti i Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se nuk mund të kryhet pranim teknik për shkak të mungesës së pozicioneve që nuk janë realizuar nga kompania ndërtimore.

Është e gjerë 24 metra, ka katër korsi, vendkalim për këmbësorët dhe korsi për biçikletat në të dyja anët. Kjo urë do të sillte lidhje të lokacionit ku është themeluar Qyteti i Shkupit – lokaliteti Skupi.

Të njëjtin fat e ka edhe ura në Bulevardin KAÇKM në Aerodrom. Këtu problem i madh është shpronësimi.

Ndërtimi i urës të cilën e filloi ish kryetari Petre Shilegov ka përfunduar dhe tani nevojitet që të realizohen shtesat drejt QT East Gate dhe të depërtohet në bulevardin drejt Keramidnicës.

Arsovska, muajin e parë kur erdhi në funksion, tha se ky aks rrugor nuk mund të përfundohet dhe do të jetë urë për peshkim, për shkak se nuk janë pastruar çështjet pronësore-juridike.

Katër muaj më vonë, në mars të vitit 2022, ajo dha deklaratë plotësisht tjetër se ura do të jetë gati në prill, ndërsa bulevardi nëpër Keramidnicë deri në fund të vitit. Por nga paralajmërimet e tilla të Arsovskës nuk ka asgjë, as ura nuk është lëshuar në përdorim, e as që është filluar me punë te bulevardi.

Problem janë kontestet gjyqësore mes banorëve ku kalon traseja.

Ura nga Aerodromi drejt Gazi Babës dhe depërtimi i bulevardit KAÇKM nëpër Keramidnicë filloi në mars të vitit 2020. Vlera e përgjithshme e projektit është gjashtëmbëdhjetë milionë euro. Ura do ta mbajë emrin e gjeneralit Mihailo Apostolski.

Me ndërtimin e kësaj ure dhe depërtimin e korridorit të ri, nga Lisiçja e Re deri te Pallati gjyqësor me veturë do të arrihet për 5 minuta, me autobus për dhjetë minuta, me biçikletë për tetëmbëdhjetë minuta, ndërsa në këmbë për 35 minuta. Me këtë qytetarët e këtyre tre komunave do të mund të kursejnë deri në 20 minuta kohë të kaluar në trafik nëse e zgjedhin këtë rutë.

Ndërtimi i kësaj ure në dokumentacionet e Shkupit ekziston që nga viti 1965. TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu