Të dielën në Kuvend votohet Qeveria teknike

Të dielën Kuvendi do të zgjedh Qeverinë Teknike me mandatar Talat Xhaferin. Mandati i saj do jetë 100 ditë, ndërsa detyra e këtij formati të organit ekzekutiv është përgatitja e vendit për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Roli dhe kompetencat e kryeministrit teknik i cili buroi si ide e negociatave të “Përzhinës” në vitin 2015 është i kufizuar, përkatësisht është i cunguar nga fuqia ekzekutive. Ligji mbi Qeverinë përcakton kompetencat e organit ekzekutiv dhe të resorëve brenda saj, kryesisht të atyre që udhëhiqen nga opozita apo kanë zëvendësministra plotësues.

“Të gjitha aktet e kompetencave udhëheqëse duhet të nënshkruhen nga zëvendësi plotësues, përkatësisht zyrtari udhëheqës-plotësues. Derisa akti nënshkruhet vetëm nga një person, konsiderohet se i njëjti nuk ka fuqi juridike dhe nuk mund të ekzekutohet”, thuhet në Ligji për Qeverinë, Neni 44.

“Secili akt i bazuar në këtë ligj i dorëzohet ministrit dhe zëvendësministrit plotësues. Ministri dhe zëvendësministri plotësues janë të obliguar që menjëherë dhe në afat më së voni prej një dite të miratojnë ose hedhin poshtë aktin e bazuar në ketë ligj”, thuhet në Ligji për Qeverinë, Neni 46.

Talat Xhaferi në cilësinë e mandatarit i ka dorëzuar në Kuvend emrat e kabinetit me të cilin do të udhëheq. Ndryshime nuk ka përveç se në resorët ku parashikohen me dispozitat e Qeverisë teknike, ndërsa zëvendëskryeministri i parë do t’i takon LSDM-së dhe në këtë pozitë në vend të Artan Grubit është paraparë Bojan Mariçiq i cili njëkohësisht do të jetë ministër po resorë i angazhuar për Çështjet Evropiane.

Në vitin 2020 BDI kishte nisur fushatë e quajtur “Koha për kryeministrin e parë shqiptar”. Aso kohe, kandidat për mandatar që do të formonte Qeverinë ishte caktuar Naser Ziberi. Megjithëse zgjedhjet e 15 korrikut shuan ëndrrën e integristëve, ndërsa kreu i kësaj partia dhe ish kryeministri aso kohe Zoran Zaev ishin marrë vesh që kryeministri shqiptar të mos jetë me mandat politik por vetëm teknik edhe atë në 100 ditët e fundit të Qeverisë edhe pse socialdemokratët kishin hedhur idenë e abrogimit të kësaj Qeverie. Ziberi së fundi në një deklaratë për mediat vendase ka deklaruar se që pas formimit të Qeverisë në vitin 2020 i kishte rekomanduar Ahmetit që të pranon propozimin e VMRO-së për abrogimin e Qeverisë teknike dhe në 100 ditët e fundit të Qeverisë kryeministri të jetë me kompetenca politike, pasi sipas tij i tillë si teknik është i hendikepuar nga fuqia ekzektuvie.

Por, pavarësisht kësaj, BDI-ja në të gjitha paraqitjet në opinion, caktimin e Talat Xhaferit për kandidat për kryeministër të Qeverisë teknike, e ka vlerësuar si një nga “arritjet më të mëdha”. Qeveria që do të votohet të dielën do të jetë e tretë dhe me gjasë e fundit e karakterit të tillë. E para u zgjodh në vitin 2015 nën udhëheqjen e Emil Dimitriev ndërsa e dyta në vitin 2020 nën udhëheqjen e Oliver Spasovskit, por mandati i saj u zgjat për arsye të rrethanave me pandeminë e Kovid-19./Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu