“Taravari s’merr dot as Gostivarin pa ndihmën e Selës apo Ahmetit” – Goxhaj sulmon ashpër: Politikan parazit që riciklohet për interesa personale

Në një prononcim të drejtpërdrejtë në një emision televiziv, Dritan Goxhaj ka shpërthyer në akuza të forta ndaj Arben Taravarit, duke e cilësuar atë si një “parazit politik” që ka vegjetuar dhe shfrytëzuar partitë politike për përfitime personale.

“Zoti Taravari është pikërisht ai lloj paraziti politik që hyn në forca politike, i militarizon ato dhe në momentin që nuk merr më asgjë, largohet për të kërkuar përfitim diku tjetër,” u shpreh Goxhaj.

Ai shtoi më tej se Taravari nuk do të mund të fitojë as në bastionin e tij politik pa ndihmën e figurave si Ziadin Sela apo Ali Ahmeti. “Nëse nesër del vetëm në zgjedhjet lokale për të marrë komunën e Gostivarit, ai nuk fiton. I duhet patjetër ose Ziadin Sela ose Ali Ahmeti,” theksoi Goxhaj.

Këto deklarata vijnë në një moment tensionesh të larta politike dhe përplasje të forta brenda dhe mes partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu