Shkruna:Medai Shaholli
ASH dhe Taravari pas përfundimit të kuvendit të Gostivarit dalin entuziastë, me lajmin e ditës duke u prononcuar se kanë autorizuar ekipin negocues për të vazhduar negociatat me VREDI-n, (gjasme se ata duan që të dalin së bashku në zgjedhjer lokale), por nëse nuk arrihet marrëveshje për komunat e caktuara, ahere mund të shkojnë vet si ASH, me ç’rast vithiset koalicioni VREDI, ku vredistët veç Tetovës, Zhelinës dhe Çairit nuk kanë shumë shanse për t’i fituar komunat e tjera me shumicë shqiptare.
Megjithatë, do të pritet deri në javën e ardhshme nëse do të arrihet një marrëveshje për kandidatë të përbashkët me Bilin, Evgjitin dhe Zeqon, apo do të shkohet veçmas si VREDI pa ASH-në ?
Mbresat nga përfundimi i kuvendit të aleancistëve të krahut të Taravarit janë se ata do të shkojnë ndaras në zgjedhjet lokale për t’i provuar forcat si VREDi dhe si ASH!
Ajo që ra në sy në konferencën për shtyp ishte fytyra e vrenjtur e Arben Fetait, sikur t’i ishin “mbytur gjemitë”, gjë që flet shumë për pakënaqësinë e tij, ku me sa duket nuk janë pranuar propozimet e tij në këtë kuvend!?
Zhvillime me plot surpriza pritet të ndodhin brenda kampit vredist në ditët apo javët që do të vijnë!