Taravari: Do t’i pranonim të gjitha vendimet e gjykatës

Shkup, 25 shkurt – Do t’i pranonim të gjitha vendimet e gjykatës, sepse jemi të sigurt se edhe në Kryesinë qendrore dhe në Kuvendin zgjedhor edhe tek anëtarët e Kongresit kemi shumicë, thotë Arben Taravari për përçarjen në Aleancën për shqiptarët. Në intervistë për “Zërin e Amerikës”, Taravari thotë se fraksioni në partinë që e mbështetë Ziadin Selën tashmë disa muaj është e afërt me BDI-në dhe shton se ai është qëndrim i tyre legjitim që e resspekton. Pohon se pas kongresit, nuk ka pasur takim me Selën.

Thotë se me siguri do të fillojë procedura gjyqësre dhe se e kanë parashtruar dokumentacionin e vet. Lidhur me pronën që e ka partia, Taravari thekson se janë dakorduar me Selën, zyret në Tetovë t’i shfrytëzojë ai, ndërsa atë në Shkup krahu i Selës.

Lidhur me kundërkandidatët për president, thotë se ka pritur të kandidojë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Për idenë e presidentit të shtetit të zgjedhet në Parlament, Taravari thotë se jemi demokraci parlamentare dhe se shtetit nuk i duhen shpenzime për zgjedhje. Lidhur me atë se me kë do të mund të bëjnë koalicion pas zgjedhjeve Taravari thotë se rruga e vetme e Maqedonisë së Veriut është rruga evropiane.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu