Takimi Mucunski – Georgiev: Çështjet e hapura me Bullgarinë duhet të zgjidhen me përgjegjësi

Dallimet dypalëshe, bllokimi i rrugës evropiane të vendit nga ana e Bullgarisë dhe pozita e pakicës maqedonase në Bullgari ishin ndër temat, për të cilat diskutuan sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe shefi i diplomacisë bullgare, Georg Georgiev, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

“Ministri Mucunski shprehu keqardhjen që në vend të zhvillimit të politikës së fqinjësisë së mirë, marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të ngarkuara me konteste bilaterale, të cilat janë bërë pengesë joparimore për procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë. Ai theksoi se të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen me përgjegjësi, përmes dialogut dhe me respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë, sepse marrëdhëniet e mira fqinjësore, krahas tjerash, nënkuptojnë edhe mbështetjen për integrimet evropiane, si angazhim strategjik i shtetit”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Ministri Mucunski në takim e ka hapur edhe çështjen për respektimin e të drejtave dhe lirive të pjesëtarëve të pakicës maqedonase në Bullgari dhe e ka theksuar nevojën për zbatim të vendimeve të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu