Në një emision të fundit, gazetarja Tairi i drejtoi një pyetje Ministrit të Kulturës, Taravari, lidhur me rolin e Pasko Kuzmanit në prezantimin e artefakteve në Koroshishtë. “Si nuk ju pengoj Pasko Kuzman në prezantimin e artefakteve në Koroshishtë?” – ishte pyetja e drejtpërdrejtë që Tairi i bëri ministrit.
Në përgjigje, Ministri Taravari shpjegoi se, për sa kohë Kuzmani është ekspert në fushën përkatëse, ai e sheh çështjen nga perspektiva shkencore dhe jo politike. “Nëse është ekspert në atë lëmijë, unë flas për punë shkencore, dhe jo për politikë. Këto janë çështje shkencore që duhet të hulumtohen dhe të shfaqen me fakte shkencore,” tha Taravari.
Ai theksoi gjithashtu se, edhe pse nuk e njeh personalisht Pasko Kuzmanin, ka dëgjuar për disa skandale të tij, por ato nuk lidhen me çështje shkencore. “Skandalet, sa e di unë, kanë të bëjnë me keqpërdorime të tjera, përfshirë shitjen e artefakteve,” shtoi ai.
Tairi: dhe kjo nuk të pengon që ai është atje nëpër gërmime? Seriozisht e mendoni këtë?
Taravari: Në qoftë se më pzesni mua, unë i kisha pru ekspertet me te mira ne lemi.