Zv. Drejtori i Rrugëve të Maqedonisë, Nazim Taipi, ka reaguar në lajmin e djeshëm që portali ynë In7 publikoi për 11 punësime që janë bërë në këtë institucion, dhe nga të cilat të 11 janë të nacionalitetit maqedonas. Në reagimin e tij, Taipi thotë se nuk bëhet fjalë për 11 punësime, por për 13 avansime, dhe nga këto avansime, asnjë shqiptar. Madje, Taipi me mburrje, edhe pse pa asnjë lloj kontributi, tregon për përqindjen e shqiptarëve në këtë institucion, përqindje që ai e gjeti në momentin kur u emërua. I vetmi kontribut i zv/drejtorit është ky i fundit, ku punësohen ose avancohen 13 maqedonas, por ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë deri në fund.