Nga: Medai Shaholli
Tashmë ndryshimi ka ndodhur gjithandej në “državen Severna”, si fakt ky i pakundërshtueshëm në rrugën Tetovë-Shkup ku është shkrepur kjo foto që tregon ndryshimin e vërtetë mbi gjuhën shqipe dhe përdorimin e saj.
Mbase ky është peshqeshi që na solli VRREDI me qeverinë e koalicionit për respektimin e gjuhës shqipe, ku pa u tharë akoma boja në reklamat e logos së VREDI-t për ndryshimin, ndryshohen tabelat e rrugëve në të cilat fshihet gjuha shqipe.
Ahere, cili na qënka ndryshimi që reklamonte VREDI para ardhjes në pushtet ( për hir të vërtetës duhet thënë se edhe pse jo fitues ne kampin shqiptar, Micko i merr ata në qeverinë e koalicionit dhe jo DUI-n si vasalë të bindur të pushtetit) se me ta çështja shqiptare dhe ndryshimet kushtetuese do të bëheshin brenda afatit 6 mujor, ku nofka e turpshme e 20% do të shlyhej nga kushtetuta.
Ja ku jemi sot, 8 muaj pas ardhjes në pushtet qullashët e VREDI-t e kanë katranosur kauzën shqiptare në të gjitha fushat dhe ndryshimi i tyre nuk duket gjëkundi.
Sa herë dalin eksponentët e VREDI-t para mediave se do bëjmë “këta apo atë”, i del të nesërmen kryekomiti Micko dhe ia hedh për toke propozimet e tyre fiktive për të ardhmen.
Nëse kjo ishte ëndrra e ndryshimit, atëherë jo faleminderit VREDI, ky nuk është ndryshimi me rrefenja pa mbulesë mbi ndryshimin, por ështe pjesë e demagogjisë së tyre për pushtet.