(rrëfenjë bulevardi)
Shkruan: Nedai Shaholli
Një urim i veçantë për qeveritarët e kabinetit Micko që thoni ju more shokë, pas shumë urimeve që ka marrë kjo qeveri, këtë radhë urimi vjen nga Gjinua, (Bili i vockël) me rastin e 100 ditëve të para të “sukseseve” të qeverisë këto ditë, i cili me këtë rast ka përgëzuar ata me një kafe, pasi nuk ngre dot dolli sepse nuk e pinë rakinë duke iu drejtuar shokëve: Të na rrojë Mickua!
Nga ana tjetër, Gjinua ynë është i përkushtuar me programin për komunën e Tetovës, ku është veç rrugëve është parashikuar të ndërtohet një kishë pranë kryqit të ngritur enkas para një viti ne Kodrën e Diellit, si kërkesë e komitëve.
Kësisoj, Gjinua i vockël do ta mbajë fjalën dhe do ta bëj realitet ndërtimin e kishës, nëse jo duke e ndëruar por gjithsesi duke e legalizuar parcelën për kishën e komitëve.
Ata tashmë së bashku i kanë kordinuar veprimet për të na hedhur hi syve se “Ndryshimi” po vjen, por që nuk duket asgjëkundi veç premtimeve boshe.
Balancuesi dhe ligji për gjuhët e pakicave që thoni ju o shokë, janë sfida më e madhe e vlenistëve në këtë qeveri në përballje me komitët, ku qeveria sipas të gjitha gjasave do t’i shfuqizoojë përfundimisht dhe me këtë fakt i del era e qelbur e lakrorit të gatuar në kuzhinën e VLEN-it se me ta do të vinte “Ndryshimi”.
Le të shpresojmë more shokë se “sukseset dhe Ndryshimi” kësaj qeveri në të ardhmen nuk do të varen dëshirat dhe urimet e Gjinos, por nga përkushtimi dhe puna, serioziteti dhe gatishmëria e qeverisë për të ecur përpara!