Stuhi të fuqishme në Rumani, të paktën pesë të vdekur

Pesë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre pasi pjesa lindore e Rumanisë u godit nga përmbytje të mëdha mbrëmjen e 13 shtatorit.

Qarku Galati dhe Vaslui u prekën më rëndë, me banorë të bllokuar që kërkuan strehim në çatitë e shtëpive, ndërsa prisnin ekipet e shpëtimit për evakuim.

Niveli i ujit në disa zona ka arritur deri në 3 metra për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme, shkruan ap.

https://x.com/Weathermonitors/status/1834896840593977431

Përmbytjet kanë bllokuar shumë rrugë në këto qarqe, duke krijuar një situatë të vështirë për autoritetet dhe ekipet e emergjencës.

Sipas autoriteteve rumune, 19 fshatra në tetë qarqe të ndryshme janë prekur nga përmbytjet.

Ndërkohë, reshje të tjera shiu janë parashikuar për ditët në vijim, duke rritur alarmin për përmbytje të mundshme në rajone të tjera, përfshirë Republikën Çeke, Poloninë, Sllovakinë, Hungarinë, jugun e Gjermanisë dhe disa pjesë të Austrisë.

Autoritetet në këto vende janë në gatishmëri për të përballuar situatat e emergjencës që mund të vijnë nga reshjet e ardhshme. /Telegrafi

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu